Vllaznia ka nisur të mërkurën përgatitjet për ndeshjen e radhës, e cila sipas kalendarit të FSHF-së do të luhet këtë fundjavë në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit përballë vendasve te Teutes. Përballja në transferte i gjen kuqeblutë në një situte problematike, ku humbja e fundit në Laç me rezultatin e thellë 3 me 0 ka bërë që nga një skuadër që ishte pranë vendit të katërt dhe kupave të Europës, rreziku të jetë evident për rënien një kategori më poshtë. Përpos këtyre, ajo që shqetëson më tepër është një klimë aspak pozitive që ka përfshirë skuadrën, të cilen në një farë mënyre e bëri publike edhe vete trajneri Cungu pas ndeshjes me Laçin, madje duke shkuar deri aty sa theksoi se që përpara ndeshjes me Flamurtarin nuk po arrin ta njohë skuadrën e tij. Ndonëse nuk duhet konsideruar një lajm zyrtar, një nga të ftuarit në emisionin Sport Show, ish portjeri i Vllaznisë Ideal Lekiqi merrë përsipër të gjejë fajtorin e kësaj situate. Sipas tij, shkaku i kësaj prishje të atmosferes së Vllaznisë është një premio e shpërndarë pas ndeshjes me Partizanin, gjë të cilen pohon se e ka dëgjuar nga një pjesë e madhe e opinionit sportiv në Shkodër, madje edhe gjatë kontakteve personale që ka pasur edhe me futbollistë dhe trajnerë të skuadrës së parë. Gjithnjë sipas Lekiqit, brenda grupit ka një qejfmbetje në individë të veçantë për mënyrën e shpërndarjes së kësaj premio duke pretenduar që një ndarje e tillë nuk ka qënë e drejtë. Për Lekiqin, ndoshta do të ishte më mirë që një gjë e tillë të sqarohej sa më parë duke mos lënë mundësinë e përkeqësimit me tej të situatës tek Vllaznia, dhe të gjithë së bashku të mbledhin forcat per te kaluar rrezikun e renies nga kategoria. Nga sa bëhet e ditur, situaten në fjalë po e ndjekin me shumë vemendje edhe drejtuesit më të lartë të klubit të futbollit Vllaznia, të cilët kanë bërë thirrje për qetësi. Gjithnjë nga informacionet zyrtare të dala nga klubit shkodran thuhet se për rezultatet e dobëta të arritura gjatë javëve të fundit, përfshirë edhe atë të Laçit, nuk do të ketë gjoba apo ndëshkime të tjera për futbollistët, por vetem motivim për të përballuar me sukses dy ndeshjet e fundit të kampionatit, atë me Teuten këtë fundjavë dhe Tiranën menjëherë ps saj.