Thursday, April 25, 2024
HomeSportPukjanët, në finalen e mbijetes

Pukjanët, në finalen e mbijetes

-

Përballja Tërbuni-Orikumi, është ndeshja e sezonit për fatin e qëndrimit, të pukjanëve në kategorinë e parë të futbollit shqiptar. E renditur në vendin e parafundit të kategorisë së parë, skuadra pukjane do të luajë në Plej-Off me vendin e dytë të grupit B të kategorisë së dytë, Orikumin e Vlorës. Një fitore e Tërbunit i mban ato sërish në kategorinë e parë, ndërkohë, nëse fiton Orikumi kualifikohet në të parën. Një ditë përpara ndeshjes, trajneri i Tërbunit, shkodrani Kreshnik Krepi shprehet optimist për fitoren e kësaj sfide.

Për këtë ndeshje që vendos se fatet e sezonit, Tërbuni do të ketë një mbështetje të madhe edhe nga tifozëria e zjarrtë pukjane e në veçanti grupimi Ultras “Shqiponjat e Veriut”, që falë edhe mbështetjes së pushtetit vendor pritet të jetë shumë e madhe në “Elbasan Arena” në mbështetje të ekipit si lojtari i 12-të në stadium.

Ndërkohë, një ballafaqim të tillë do të ketë në ditët në vazhdim edhe Vllaznia B, e cila edhe ajo do të luajë një ndeshje Plej-Off me ekipin e Sopotit të Librazhdit, fitorja e së ciles e kualifikon Vllazninë B në kategorinë e parë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts