Thursday, March 28, 2024
HomeSportKampionati Atletikes per te rinj

Kampionati Atletikes per te rinj

-

Atletika shkodrane vazhdon të përfaqësohet në mënyrën më të mirë në aktivitetet kombëtare, çka e tregojnë edhe fitimet e trofeve njëri pas tjetrit. Suksesi i radhës ishte ai i arritur diten e mërkurë në pisten e stadiumit “Elbasan Arena”, ku Vllaznia korri një sukses të dyfishtë duke u shpallur kampione për të rinj si ekip ndërkohë që kupën e atletit më të mirë e ka fituar atleti i talentuar Ergys Gjeçaj.

Suksesin më të madh nga ekipi i Vllaznisë e arriti, Ergys Gjeçaj, fitues i dy vendeve të para në garat e tij të preferuara, ato të disiplines së kërcimit, tre hapësh dhe kërcim së gjati, përkatësisht me shifrat 14 metra dhe 47 cm në tre hapësh dhe 7 me e 38 cm në kërcim së gjati.

Më tej, trajneri Serharti flet edhe për garat e tjera në vazhdim duke theksuar titullin kampion në kampionatin e të rriturve.

Në suksesin e fitimit të titullit kampion si ekip kontribuan edhe atletët e tjerë që u shpallën kampionë si individë në garat e tyre, si Eqerem Rusi në vrapim 110 meter me pengesa dhe 100 metra, Edison Çardaku në 100 m, Franko Burraj në 200 m, si dhe stafeta në 4 herë 100 dhe 4 herë 400 m.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts