“Marubi del nga muzeu” eshte aktiviteti i organizuar ne diten nderkombetare te muzeve ne shkollen “Liria”. Per here te pare ky muze del nga habitati i tij, per te qene me prane femijeve te cilet ne kete dite do te shnderrohen ne fotografe dhe me pas do te krijojne nje ekspozite me fotot e tyre ne ambjentet e shkolles, thote Tea Çuni pergjegjese e muzeut.
Drejtori i shkolles Petrit Proni, shpreh rendesine e aktiviteteve te tilla per keta nxenes, qe edhe ato te ndihen pjese e shoqerise.
Kjo dite perkujtohet prej 40 vitesh ne mbare boten, me nje sere aktivitetesh dhe ka si qellim te rrise ndergjegjesimin se muzete jane nje mjet i rendesishem i shkembimit dhe pasurise kulturore, bashkepunimit dhe paqes mes njerezve.