Java e 35-të e Superliges së futbollit shqiptar ka rezervuar një tjetër ndeshje të vështirë për Vllazninë. Ajo do të luajë përsëri në transferte dhe përsëri përballë një kundërshtari që lufton për mbijetese, Teutes. Ajo renditet në vendin e pestë të tabeles së klasifikimit me 37 pikë, dy më pak se Vllaznia si dhe e ndjekur nga Flamurtari, Laçi dhe Tirana me 36 dhe 35 pikë, që të gjitha të përfshira në luftën për mbijetese. Është kjo që arsyeja që sfida në fjalë e cila do të luhet diten e shtunë në orën 17.30 në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit, konsiderohet si mjaft e rëndësishme dhe jetike për skuadrën kuqeblu. Në analizen që skuadra ka zhvilluar për ndeshjen paraardhëse, atë Laçi-Vllaznia të cilen kuqeblutë e humbën 3 me 0 të asistuan edhe dy drejtuesit kryesorë të klubit të futbollit Vllaznia, administratori Astrit Gjyrezi dhe drejtori sportiv, Eugent Zeka. Ajo që ka kërkuar konkretisht Gjyrezi, ka të bëjë me mesazhin e përcjellë në drejtim të skuadrës për ndryshimin e atmosferes në gjirin e saj, rritjen e mobilizimit dhe përgjergjshmërisë të gjithësecilit për të kurorëzuar me sukses dy ndeshjet e mbetura, atë me Teuten në transfertë dhe Tiranën , për t’i bërë një mbyllje sa më dinjitoze kampionatit. Përsa i përket lojtarëve që Cungu ka në dispozicion për këtë ndeshje duhet thënë se mungesa e sigurtë është ajo e mesfushorit Tafili, i cili me kartonin i verdhë të marrë në ballafaqimin e së hënës në Laç ka plotësuar numri tre duke u skualifikuar për këtë ndeshje. Përpos dyshes tashmë që pati ndërhyrje kijurgjikale, Kapaklia më parë dhe Marku më pas, dhe që tashmë kanë filluar fazen e terapisë, ato që shqetësojnë për momentin janë mesfushori, Uendi Vecaj dhe kongolezi me pasaportë belge Muleno, të të cilët në stervitjen e së enjtes janë parë të kryejnë stervitjen jashtë grupit të parë.