“Tingellimet e qytetit tim” eshte shfaqja poetike e organizuar ne gjimnazin 28 Nentorin, ne nderim te personalitetit te shquar te letrave dhe kultures shqiptare, Ernest Koliqi ne pervjetorin e ditelindjes se tij. Poezite e interpretuara nga nxenesit nen kujdesin e aktoreve te teatrit “Migjeni” Agron Dizdari dhe Rajmonda Marku, emocionuan te pranishmit ne salle.
Per mesuesen e letersise Alketa Kraja poezia, eshte pjese e jetes se ketyre nxenesve te cilet e ndiejne dhe e interpretojne ate shpirterisht.
Ky organizim vjen ne vazhden e aktiviteteve te projektit “Fjala artistike” ne te gjitha shkollat e mesme, ku do te interpretohen poezi te poeteve shqiptare qe fatmiresisht vendi jone i ka te shumte.