Ndonese teatri per femije kishte munguar prej vitesh, qe me premieren e saj shfaqja “Piter Pan” ka mbajtur te mbushur teatrin “Migjeni” per 14 dite me radhe, nga femijet e qytetit te Shkodres, duke deshmuar keshtu nje sukses te ketij realizimi. Perpos emocioneve te perjetuara gjate interpretimit, aktoret lajmerojne te gjithe publikun se kjo shfaqje tani do te jepet vetem gjate fundjaves dhe me 28 maj do te jete e fundit, pasi po fillojne pergatitjet per nje tjeter projekt.
Pas perfundimit te saj, shfaqja “Piter Pan”, do te rikthehet serish ne skenen e teatrit “Migjeni” ne fillimin e sezonit tjeter per te gjithe te vegjlit.