Friday, March 29, 2024
HomeSportVllaznia kërkon maksimumin në transferten durrsake

Vllaznia kërkon maksimumin në transferten durrsake

-

Paraditja e së premtes ka shënuar seancen e fundit stervitore të skuadrës kuqeblu në prag të ballafaqimit me Teuten, ndeshje kjo që do të luhet të shtunën në orën 17.30 në stadiumin “Noko Dovana” të qytetit të Durrësit. Seance kjo që i ka shërbyer trajnerit Armando Cungu për të mbyllur ciklin javor anti-Teuta. Menjëherë pas kësaj seance, në konferencen për shtyp është paraqitur mesfushori kuqeblu, Arlind Kalaja, i cili ka qënë i përzgjedhuri i stafit shkodran për të folur përpara gazetarëve shkodranë.

Në vijim të prononciumit të tij, Kalaja foli edhe për situaten jo të mirë që kaloi Vllaznia në pesë ndeshjet e fundit.

Në lidhje me formacionin, Kalaja bën të ditur se nisur nga ngarkesa e disa titullarëve me nga dy kartonë të verdhë, tekniku Cungu mund të bëjë lëvizje futbollistësh nga minuta e parë.

Për Kalanë, Vllaznia do të futet në fushë për të marrë maksimumin ndaj Teutes, ndërkohë që për ta kaluar me sukses këtë ndeshje kërkon edhe mbështetjen e tifozëve kuqeblu.

Nga ana e tij, Kalaja premton se personalisht do të japë maksimumin në fushën e lojës në mënyrë që skuadra ta kalojë me sa më shumë sukses sfiden e së shtunës në Durrës e cila është e një rëndësie shumë të veçantë për skuadrën kuqeblu.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts