Sunday, June 16, 2024
HomeKronika“Forest 2”, ne pranga Florian Hysaj

“Forest 2”, ne pranga Florian Hysaj

-

Policia e Shkodres ka finalizuar operacionin e koduar “Forest 2” duke vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim. Në pranga ra 25 vjeçari Florian Hysaj, 25 vjeç, banues në fshatin Lepushë, Njësia Administrative Kelmend, e Malësise se Madhe. Për këtë shtetas, Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë me vendim Nr.243 , datë 08.05.2017 ka urdhëruar ndalimin, si autor i dyshuar për veprën penale të “Trafikim të Narkotikëve”. Në 15 Marsin e këtij viti, ky shtetas në aksin rrugor Hot – Tamarë, në fshatin Rapsh, sapo ka parë punonjësit e policisë qe gjendeshin në patrulle rrugore, ka bërë ndalimin e automjetit dhe ka braktisur atë, duke u larguar me vrap në këmbë. Forcat policore gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Benz, me targa AA 476 MJ, në bagazhin e tij kane gjetur: 7 thasë, në total me një sasi prej 76.2 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë. Ajo është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj të riut u firmos urdhër ndalimi, ku paralelisht u bë shpallja e tij në kërkim. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”. Dyshohet se ky shtetas kishte si destinacion kufirin e gjelbert me Malin e Zi, prej ku do te kalonte drogen e cila me pas do të shkonte në vendet e bashkimit Europian.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts