Saturday, March 15, 2025
HomeKronikaVau Dejes, plagoset ushtaraku E.Zefi

Vau Dejes, plagoset ushtaraku E.Zefi

-

Një efektiv i Repartit ushtarak të Vaut të Dejës është plagosur me armë zjarri në dalje të qytetit, mbrëmjen e së shtunës. 23 vjeçari Emiljano Zefi ka qënë në automjetin e tij duke u kthyer për në shtëpi, kur i është zënë prite dhe u qëllua me bresheri automatiku. Plumbi e ka prekur në pjesën e këmbës, në arterie dhe gjendja kritike për jetën, detyroi bluzat e bardha që pas ndihmës së parë në spitalin rajonal të Shkodres, ta transportonin me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas policisë e cila mbërriti në vendngjarje, autor i dyshuar është 20 vjeçari Pashk Gjoni, i afërm me të plagosurin. Ai u shpall në kërkim nga policia dhe për kapjen e tij janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje – dalje të qytetit të Vau Dejesit. Ende mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje dhe nuk dihet nëse më herët mes dy të afërmve ka patur ndonjë konflikt të hapur, që është pasuar deri me përdorimin e armës mbremjen e së shtunës. Në pyetje përveç dëshmitareve ne vendngjarje, po merren edhe të afërm të dy të rinjve për të zbuluar më shumë detaje, që mund të çojnë në zbardhjen e kesaj plagosje. Në vendngjarje si provë materiale u gjeten gëzhojat e armës, ndërsa të shtënat vunë alarm repartin ushtarak Vau Dejes, i cili ndodhet pak metra larg vendit ku u plagos i riu. Mësohet se ushtaraku Emiljano Zefi nuk ka qënë në detyre, pasi të shtunën e kishte patur ditë pushimi në repart.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts