Saturday, April 26, 2025
HomeAktualitet1 vit pa imzot Luçjan Avgustinin

1 vit pa imzot Luçjan Avgustinin

-

1 vit më parë mbylli sytë pas një sëmundje të rëndë, ipeshkëvi i Sapës, monsinjor Luçjan Avgustini. Dioqeza ku ai shërbeu prej vitesh dhe komuniteti i Vau – Dejësit me të cilët ishte shumë i lidhur, e përkujtoi në këtë përvjetor, përmes një ceremonie solemne.

Pjesë e kësaj ceremonie u bë edhe ish kreu i shtetit Alfred Moisiu, si dhe drejtues vendore që vlerësuan lart rolin dhe kontributin e ipeshkvit Avgustini.

Në këtë përkujtim përveç ipeshkvinjve nga Shqipëria e Kosova, ishte edhe nunci apostolik i akredituar në vendin tonë, imzot Charles John Broën i cili solli përshëndetjet e Papa Françeskut  për popullin shqiptar. Në fund të takimit u bë edhe një prezantim i shkurtër i librit përkujtimor në nder të Imzot Luçjan Avgustinit, jetës dhe kontributit të tij në shërbim të kishës katolike. Ipeshkevi që shërbeu në Shqipërinë e ditëve të vështira dhe kontribuoi në ringritjen e Kishës katolike në vendin tonë pas persekucionit të gjatë komunist, mbylli sytë në moshën 53 vjeçare.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts