Thursday, April 18, 2024
HomeAktualitet“Te jetosh mes mbeturinave” !

“Te jetosh mes mbeturinave” !

-

Situata e  mbetjeve vijon te jete nje problem shqetesues ne shume zona te qytetit te Shkodres e sidomos atyre perferike, sic jane fshati Grude dhe Shtoj i ri ne njesine administrative Rrethina, ku mbeturinat jane te hedhura ngjitur me shtepite e banimit.

Pushteti vendor ndonese eshte gjobitur disa here nga inspektoriati shteteror i mjedisit,  vazhdon te mos kryej detyrat e tij per te plotesuar te pakten kushtet minimale, ate te vendosjes se kontenierve, ku do te permiresonin paksa situaten, pasi per t’i pastruar as qe bahet fjale. Vete qytetaret ndihen te rrezikuar nga kjo gjendje e krijuar e sidomos per femijet pasi epidemite mund te perhapen nga çasti ne çast.

Te jetosh mes mbeturinash nuk  eshte aspak normale dhe totalisht e papranueshme, prandaj situata te tilla te cilat duket te kene dale jashte kontrollit, pasi mbetjet jane te perhapura ngado, duhet te jene nje kembane alarmi per bashkine e Shkodres, per te shmangur rrezikun qe mund te sjellin me ardhjen e sezonit veror.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts