Në vitin e largët 1921, në Irlandë u formua legjioni i Marisë, i cili sot ka misionaret e tij edhe në Shqipëri. Prej vitesh ata janë pjesë e kishave katolike me kontributin e tyre të veçantë, jo vetëm në lutje por edhe në ndihmesën që japin për njerëzit në nevoje. Përmes një meshe solemne të kremtuar nga arqipeshkëvi, imzot Angelo Massafra ky urdhër përkujtoi ditën e tij, në të cilin ipeshkvi përcolli disa mesazhe të veçanta.
Kur njeriu vret është dhunë ndaj Zotit. Zgjodhi këto fjalë të përcjell mesazhin e tij të paqes menjëherë pas meshe për tv1 channel. Imzot Massafra duke komentuar sulmin e fundit terrorist në Angli, theksoi se instrumentalizimi i fese sjell këto pasoja.
Legjioni i Marise numëron në të gjithë botën 2.2 milion legjionar dhe 10 milion ndihmes. Lutja dhe ndihma për nevojtarët janë dy udheheqëset kryesore të besimtareve në këtë rrugëtim të fesë.