Mes Federatës Sindikale te Shendetesise Shqiptare dhe Sindikatës se Shendetesise se Turqisë nënshkruhet marrëveshja e Bashkëpunimit, dhe për ketë u zgjodh konfederata e Qarkut te Shkodrës, qe u vizitua edhe nga delegacioni sindikalist turk. Përveç marrëveshjes, sindikata Turke do te ndikoje qe Ministria e Shendetesise se Turqisë te konkretizoje sa me pare ndihmën për spitalin e Shkodrës.
“Është programuar një ndihme për spitalin rajonal te Shkodrës nga Ministria e Shendetesise se Turqisë. Ne po punojmë qe kjo te konkretizohet sa me pare dhe për ketë do te vazhdojmë te kërkojmë qe sa me shpejt ajo te mbërrije ne Shkodër”.
Konfederata Sindikale Shqiptare po punon për një plan te afatgjate bashkëpunimi me homologen turke:
Delegacioni sindikalist turk gjate qëndrimit ne Shkodër zhvilloi vizita edhe ne disa ndërmarrje dhe biznese, ku e shtrinë aktivitetin konfederata sindikale.