Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitet30 vite Erasmus plus, programi i BE

30 vite Erasmus plus, programi i BE

-

Aktiviteti nisi me shfaqjen e një video-montazhi kushtuar 30 vjetorit të programit Erasmus plus.

Studentet dhe pedagogët e universitetit “Luigj Gurakuqi” u bënë pjesë e takimit informues mbi një prej programeve më të njohura që bashkimi europian aplikon për rininë. Aktiviteti ndërkulturor“Erasmus: pasuron jetët, hap mendjet”, u pasua me ligjerime nga drejtuesit e qendres, por nuk munguan as pyetjet e tw rinjve qw duan tw bwhen pwrfitues.

Erasmus+ është programi më i ri arsimor i bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të  një bote në ndryshim të vazhdueshëm. Ai bashkon në një ombrellë të vetme shtatë programet e mëparshme arsimore të BE-së duke lehtësuar orientimin e përfituesve dhe rregullat e pjesëmarrjes. Erasmus+synon të nxisë ndër të tjera:Krijimin e  mundësive për të studiuar, trajnuar, fituar përvojë pune jashtë shtetit; Kryerjen e periudhave të shkurtra ose ndjekjen e cikleve të plota të studimit jashtë shtetit; Sigurimin e huave për studentët nga bankat kombëtare ose agjencitë huadhënëse me afat pagimi pas diplomimit; Mbështetjen për njerëzit me nevoja të veçanta, për ata nga shtresat e mënjanuara dhe me mundësi të pakta; Zhvillimin e arsimit dixhital  dhe përdorimin e Teknologjive të Informimit dhe Komunikimit etj.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts