Sunday, February 25, 2024
HomeSportLamtumirë Dushan Vaso!

Lamtumirë Dushan Vaso!

-

Komuniteti i sportit shkodran, dhe në veçanti ai i mundjes ka humbur një tjetër figurë të nderuar sportive. Dushan Vaso, pjesëtari i familjes sportive “Vaso”, prej së ciles përpos Dushanit në mundje kanë dalë edhe emra po aq të nderuar si Millojka Vaso në volejboll, Millan, Rado dhe Erogen Vaso në futboll, karriera e të cilit ishjte për shumë vite si mundës i Vllaznisë, Partizanit dhe i kombëtares së Shqipërisë. Nga sa bëhet e ditur përmes familjes “Vaso” si dhe Shoqatës së veteranëve të mundjes, mundësi Dushan Vaso ka ndërruar jete paraditen e së mërkurës në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Si rezultat i një goditje që pati 3-4 ditë më parë  nga hemoragjia cerebrale, megjithë përkujdesjen maksimale të mjekëve por edhe gatishmërisë së kontributit të shokëve dhe kolegëve të sportit të mundjes, ai nuk arriti t’ia dalë duke ndërruar jetë në moshën 69 vjeçare. I  ardhur nga fshati Vrakë me shumë tradita të shquara sportive, që nga viti 1964 që debutoi në ekipin e parë të Vllaznisë me trajner Qazim Elbasanin, Dushan Vaso u u bë shumë shpejt një nga figurat më të njohura të sportit të mundjes ku përkrah shokut, kolegut dhe mikut të tij të ngushtë, Eliaz Guri, si dhe të tjerëve si Nikoll Grima, Gjon Leka, Mirash Vuksani, Eliaz Ahmeti, Nikoll Grima, Naim Pepa, Gegë Gjoni, Pal Marku, Ali Murrizi, Bajram Agovi, Dilaver Cufin, Besim Pirani, për të vijuar më pas e dhe tek brezi më i ri, korrën suksese të vazhdueshme me ekipin e Vllaznisë. Vaso ishte mjaft i suksesshëm edhe në ekipin e Partizanit. Për vlerat he kontributin e dhënë në sportin e mundjes, Dushan Vaso është nderuar nga institucioni I Federatës Shqiptare të Mundjes me titullin “Nderi I Mundjes Shqiptare”, si dhe nga Këshilli Bashkiak me titullin “Nderi I Sportit Shkodran”. Përcjellja për në banesen e fundit për Dushan Vason organizohet mesditen e së enjtes në orën 13.00.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts