Friday, May 24, 2024
HomeAktualitetPeriferia e Shkodres pa infrastrukture

Periferia e Shkodres pa infrastrukture

-

Reshjet e shiut te pranveres, edhe pse me intensitet te ulet mjaftojne per te mbushur rruget e paasfaltuara te lagjeve “Mark Lula” dhe “Zooteknike”.

Me kete realitet perballen prej vitesh ne dimer dhe vere komuniteti i ketyre zonave, te cilet vijojne te shperfillen nga pushteti vendor. Asnje investim ne keto lagje, edhe pse ndodhen pak kilometra larg qendres se qytetit. Banoret thone se zeri i tyre ka rene ne vazhdimesi ne vesh te shurdhet, prandaj apeli i tyre per bashkine mbetet i njejte, te kujtohet qe edhe keto lagje i perkasin territorit te saj.

Lagjet periferike duket se do te vazhdojne te trajtohen me indiferentizem nga pushteti vendor, i cili ne buxhetin e ketij viti shume prej ketyre zonave i ka lene jashte hartes se investimeve. Nga nje dimer mes ujit dhe baltes, tashme sfida e radhes qe banoret pergatiten jane gropat dhe pluhuri i pafund i veres. Gjithmone ne pritje te nje investimi minimal qe nuk po di te mberrije ne keto lagje.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts