Saturday, April 20, 2024
HomeSportVllaznise i iken edhe Vrapi!

Vllaznise i iken edhe Vrapi!

-

Para sfidës jetike, për Vllazninë nuk ka më qetësi. Pas Shtubinës, Bicajt, Pepes e Bakajt, të mërkurën ka ardhur edhe goditja e radhës për Shkodranët. Mbrojtësi veteran Endri Vrapi nuk do të jetë në dispozicion të teknikut Cungu, pasi mësohet se ka patur shqetësime shendetesore dhe ka lene kampin stervitor të Ulqinit. Ai ka dalë me ftohje thuhet nga bluzat e bardha, por ne opinionin sportiv veprimin e Vrapit kanë nisur ta paragjykojnë duke e konsiderruar si “Bakaj 2”. Por, mjeku sportiv i Vllaznisë, doktor Zyhdi Çoba, ka sqaruar gjate nje lidhje telefonike me tv1 channel, se është në dijeni të gjithçkaje rreth gjendjes shëndëtësore të Vrapit, dhe se është ai vetë që ka bindur Vrapin të mos kthehet më në Ulqin, por të shkojë pranë familjes pasi ka nevojë për asistentence. Sipas tij, në vizitat dhe analizat që Vrapi kreu në Shkodër nën vemendjen e mjekes specialiste, Lindita Çela, është konstatuar se Vrapi është i ftuar me bronkopneomoni, madje në një shkallë problematike që kërkon mjekim intensiv të menjëhershëm. Në këto kushte, me largimin edhe të Endri Vrapit, tashmë pa as më të voglin dyshim, të shtunën ndaj Tiranës do të shikohet një Vllazni 100 përqind shkodrane. Kjo, sepse pas largimit të dydhes malazeze, Agoviç-Cicmil, dhe më pas edhe të Bicajt, Pepes dhe së fundmi edhe të Vrapit, në dispozicion të teknikut Cungu janë vetem futbollistë shkodranë. Natyrisht një problem më vete për teknikun shkodran, edhe për faktin se për të kompletuar kontigjentin e duhur në grumbullimin e Ulqinit është dashur të merren futbollistë nga Vllaznia B. Gjithsesi, nga sa thuhet, kjo ka të këqijat dhe të mirat e veta, pasi në këto kushte fatin e Vllaznisë e kanë marrë vetë në dorë futbollistët shkodranë, të cilët që nga portjeri Selimaj dhe deri tek maja e sulmit me të riun Rubin Hebaj, që të gjithë janë prodhim puro i ekipeve zinxhir i ekipeve të Akademissë së futbollit Vllaznia.

 

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts