Bajram Muca ka arritur serish suksese duke u shpallur kampion ne “Mitingun Ballkanik” qe u organizua ne stadiumin e Elbasanit. Ai ishte me i miri perballe rivaleve nga Kosova, Bosnja, Greqia, Maqedonia, Italia dhe Bullgaria. Në rradhët e kombëtares shqiptare kanë qenë dhe disa sportistë të Vllaznisë si Izmir Smajlaj, Gledis Halluni dhe Ergys Gjeçaj por ai qe ka spikatur ishte padyshim sportisti Bajram Muça. Ai zuri vendin e parë në dy gara, atë të 100 m ku ka arritur kohën 10″97 ndërkohë që në 110 m/p me kohën 14″70.
Po ashtu, vend të parë ka zënë edhe Kampioni i Europës Izmir Smajlaj në garën e kërcimit së gjati ku ka arritur të kërcejë 7.82 m ndërkohë që po në këtë garë, atleti tjetër i Vllaznisë Ergys Gjeçaj ka kërcyer 7.25 m dhe është renditur i dyti ndërsa në vend të tretë ka qenë një tjetër atlet i Vllaznisë Gledis Halluni me 6.86 m. Ne rradhet e kombetares shqiptare, atletet shkodrane jane te vetmit qe kane arritur te marrin medalje.