Premtimet për këtë lagje kanë qënë të shumta, por banorët e “Skenderbegut” në Lezhë vazhdojnë të përballen çdo ditë me mungesën e infrastrukturës rrugore. Mungesa e ndriçimit, trotuaret, kanalizimet nëntokësore janë vetëm disa nga problematikat që shoqërojnë jeten e këtij komuniteti, që ditët e fundit është përballur me nisjen e disa punimeve të pjesshme pa asnjë paralajmërim. Hapja e kanaleve është kthyer në rrezik serioz për jetën e tyre, sidomos gjatë orëve të mbremjes.
Prej vitesh nuk është investuar në infrastrukturen e kësaj lagjeje ndersa pjesa më e madhe e trotuareve jane demtuar totalisht. Pritet që fushata e 25 qershorit të aktivizojë premtimet e shumta, që pas zgjedhjeve mbeten vetëm të tilla, pasi realiteti vijon vetëm duke u përkeqësuar.