Sunday, March 26, 2023
HomeAktualitetGati lista përfundimtare e zgjedhësve

Gati lista përfundimtare e zgjedhësve

-

Lista përfundimtare e zgjedhësve për votimet e 25 qershorit ne qytetin e Shkodrës është mbyllur zyrtarisht nga zyra e gjendjes civile e këtij qyteti. Janë 92.220 qytetare nga mosha 18 vjeç e lart te ftuar për te iu drejtuar qendrave te votimit. Listat e mëparshme nuk janë me ne fuqi, pasi marrëveshja Rama – Basha mes tjerash shtyu edhe datën e zgjedhjeve nga 18 qershor ne 25 qershor. Kjo diktoi rishikimin e listave te zgjedhësve për te përfshire edhe ata qe ne ketë date mbushin moshën 18 vjeç. Te premten rishikimi dhe plotësimi i listave përfundoi, dhe tashme rezulton qe ne qytetin e Shkodrës te jene 92.220 qytetare me te drejte vote. Ata do te votojnë ne 136 qendra votimi. Qendra e votimit me numrin me te madh te zgjedhësve është ajo me numër 0323  lagjia “3 Heronjtë”, e cila ka 992 votues, ndërsa me numrin me te vogël është qendra e votimit 0235 Zogaj me 271 votues. Për ngritjen e qendrave te votimit, janë zgjedhur shkollat dhe mjediset e tjera publike, kështu nuk ka asnjë objekt privat qe te jete caktuar për qendër votimi. Listat përfundimtare te zgjedhësve dhe vendndodhja e qendrave te votimit, tani pritet te publikohen ne mjedise te ndryshme te qytetit, me qellim qe qytetaret te kenë mundësi te verifikojnë emrat e tyre. Gjithashtu edhe detyre ligjore e Bashkisë Shkodër qe secilit zgjedhës ti dërgoje ne banese njoftimin me numrin përkatës dhe atë te qendrës ku duhet te votoje me 25 Qershor.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,751FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts