Monday, April 28, 2025
HomeAktualitetNdahet nga jeta deputeti Gjovalin Kadeli.

Ndahet nga jeta deputeti Gjovalin Kadeli.

-

Politika shqiptare është në zi, pasi një prej deputetëve të kësaj legjislature, Gjovalin Kadeli mbylli sytë në moshën 53 vjeçare. Deputeti i Levizjes socialiste per Integrim ka ndërruar jetë në një spital në Itali ku po kurohej pas një sëmundje të rëndë. Prej muajit mars, Kadeli ndërpreu aktivitetet politike pasi sëmundja iu përkeqësua. Ai vuante nga ‘Pankreati Akut’ dhe në gjendje të rëndë shëndetësore u dërgua për kurim në shtetin fqinj. Askush nuk e mendoi se sëmundja do e mposhte. Kadeli madje ishte programuar i dyti në listat e kandidatëve për deputetë të LSI për qarkun e Lezhës. 2 vite me pare familja Kadeli do te pesonte nje tjeter humbje te rende, ate te bashkeshortes dhe sot ikja e tij, le jetim 4 femijet. I lindur ne 1964 ne qytetin e Lezhes, ai kreu studimet ne universitetin “Luigj Gurakuqi” në vitin 2008, me pas Fakultetin e Shkencave Shoqerore (marredheniet nderkombetare). Deri ne vitin 2009 Kadeli ka qene anetar i kryesise dhe asamblese se dhomes se tregtise dhe industrise qarku Lezhe. Para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013 ai ka qene deputet i PS. Ai nuk u përfshi në listat e kandidateve për deputet nga selia roze për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, për shkak të kontradiktave me kryetarin e Partisë, Edi Rama. Pas largimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeveritar me Partinë Demokratike ai votoi pro ndryshimeve në qeverinë blu. Si shpërblim Partia Demokratike e përfshiu atë në listat e saj të kandidatëve për deputetë nga ku ai zgjodh deputet, por pas marrjes së mandatit ai u largua nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe iu bashkangjit Grupit Parlamentar të LSI-së.  Lajmi për ndarjen nga jeta të deputetit Kadeli është përcjelle me dhimbje nga kolegët e tij, të cilët përmes rrjete sociale, por mesazheve dërguar familjes kanë shprehur ngushellimet e tyre. Deputeti i LSI-se Agron Çela, i cili kishte një njohje të hershme me kolegun Kadeli, i ka shkruar familjes së tij: Sot humben një mik, shok dhe bashkepunetor të mire, me të cilin kemi ndarë momente të pafundme pune e gëzimi. Gjovalini do të na mungojë fizikisht, por kontributi që la pas do të jetë në mesin tonë”. Ndërsa n/kryetarja e LSI Monika Kryemadhi shkruan: Ti ike nga ne, por ne nuk do të të harrojmë kurrë, sepse nuk mund te largohesh kështu. Ne nuk do të të harrojmë kurrë! Ndersa kryetari Petrit Vasili shkruan: Lajmi per mikun e shtrenjte Gjovalin na thau zemren. E percolla dhe buzeqeshja e tij perpara se te hipte ne avion nuk mendoja kurre se do te ishte e fundit. Do te kemi ne mendje gjithe jeten miku yne i dashur.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts