Friday, April 19, 2024
HomeKulturëPromovohet libri “Medreseja e Shkodres”

Promovohet libri “Medreseja e Shkodres”

-

Vëllimi i parë ka rrugëtimin 10 vjeçar të medresesë së Shkodres “Haxhi sheh Shamia”, periudhën 2000 – 2010, por i hap rrugë një pune voluminoze që do të pasohet më tej. Promovimi i librit të ideuar nga Elona Sytari dhe i përgatitur për botim nga dr.Irida Hoti u bë në një mjedis të veçantë të medresesë, ku ishin të pranishëm drejtues të saj, mësues, nxënës dhe personalitete që në vite kanë kontribuar në fushën arsimore.

 

Myftiu i Shkodres, e pershendeti këtë institucion arsimor, që siç tha ai bën krenar jo vetëm Shkodrën, por të gjithë Shqipërinë.

Libri është konceptuar në 3 krerë, ku fillimisht pasqyrohet rrugëtimi i medresesë, më pas janë jetëshkrimet e 140 mesuesve që punuan në këto 10 vjet, e në fund pasqyrohen aktivitetet fetare, shkencore e kulturore.

 

https://youtu.be/GygCqzHHo5Q

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts