Audicionet per komedine “Tartufi”

0
4

Komedia e famshme boterore “Tartufi” e shkruar nga shkrimtari i njohur francez “Molieri” ku si tematike kryesore ka hipokrizine e shtreses klerikale, e cila mundohet te pasurohet ne menyre te shpejte, duke shfrytezuar besimin qe kane te tjeret per profesionin e tyre te shenjte, do te vi me nje risi ne teatrin “Migjeni”. Regjisori i kesaj shfaqje Kushtrim Bekteshi, ka vendosur mos t’iu besoje rolet aktoreve qe kane vite eksperience, por te hape audicionet per te gjithe ata qe duan te kene nje rol ne kete veper. Pas kaq shume vitesh karriere per here te pare provoj emocionet e audicioneve, thote drejtoresha e teatrit Rita Gjeka, por ajo cfare mbetet nje habi per te eshte mungesa e disa aktoreve qe nuk moren pjese ne keto audicione dhe per te cilet do te merren masa administrative.

Provat e kesaj komedie  pritet te nisin diten e hene, ndersa premiera e shfaqjes do jete me fillimin e sezonit te ri ne datat 15, 16 dhe 17 shtator.