Ekipet e Levizjes Rinore per Integrim te Pukes dhe ato te Malesise se Madhe kane arritur te kualifikohen per ne finalen e madhe te kampionatit te LSI-se per Qarkun e Shkodres.
Turneu ka arritur ne fazen me emocionuese ku pasdreken e se premtes u luajten dy gjysmefinalet. Perballja e pare ishte mes te rinjve te rajonit numer 3 ne Shkoder dhe ekipit te Pukes. Rivaliteti ishte i forte dhe kete e tregon edhe rezultati ku miqte fituan 2 me 3. Per drejtuesit e skuadrave e rendesishme eshte aktivizimi i te rinjve dhe bashkimi nen familjen e madhe te LSI-se.
Me pas, ishte radha e rajonit numer 4 dhe ekipit te Malesise se Madhe per te matur forcat ne fushen e futbollit. Te dyja skuadrat luajten fort perballe shume tifozave te pranishem por ne fund fitues u shpallen djemt nga Malesia e Madhe te cilet pronotuan edhe nje vend ne finale. Ky eshte rast i rralle ne futboll kur fitorja nuk ka shume rendesi, pasi triumfi i madh dhe shume i rendesishem do te jete me 25 Qershor theksuan drejtuesit e te dy ekipeve.
Keto aktivitete te organizuara me mbeshtetjen e deputetit Agron Çela jane edhe nje mesazh i qarte se jeta nuk është vetëm politike por është edhe sport art e kulturë.