Rreth 70 artiste nga klasa e pare deri tek e nenta do te marrin pjese ne Festivalin Lokal te Kenges per Femije “Akullore Fest 4” qe do te organizohet nga Shoqata Kulturore “Mark Kaftalli”. Instrumentistet dhe solistet ndaj fitimit te nje çmimi, do te performojne para nje jurie te perzgjedhur ne sallen e koncerteve “Gjon Kapidani”, prane Shkolles se Mesme Artistike “Prenke Jakva”. Aktiviteti do te aktivizoje te gjithe kompozitoret profesioniste e amator si dhe tekstshkruesit shkodrane, me qellim prurjet e reja ne fushen e muzikes.
18 krijimet e reja qe do te paraqiten ne festivalin e katert qe zhvillohet ne kete qytet sjell dhe mjaft risi, pasi eshte gjithperfshires dhe angazhon femije pa diference moshe e klase e shoqerore. Udheheqes artistik te Akullore Fest 4 jane Vjola Bajraktari e Artion Qamili. Skenografia Arben Suma e Arian Hyseni. Fonia e ndriçimi Dritan Selhani. Inspektor skene Fatmir Delija. Drejtor artistik Anton Kaftalli.