Wednesday, April 24, 2024
HomePolitikëLSI prezanton kandidatet ne M.Madhe

LSI prezanton kandidatet ne M.Madhe

-

Me rrethin e Malësisë se Madhe nisi takimet elektorale për prezantimin e kandidateve për deputet, lëvizja socialiste për Integrim. Mes qindra anetareve e simpatizantëve, deputeti Agron Çela i shoqeruar nga n/kryetari Luan Rama, kandidatet Dritan Ylli, Edmond Ndou dhe prefekti Paulin Radovani, prezantoi Ritvana Rrukajn, e cila do te jete zeri i malesoreve ne kuvendin e ri te Shqiperise, i dale nga zgjedhjet e 25 qershorit. Deputeti Agron Çela nuk e shmangu optimizmin se nga Malesia e Madhe nis rruga e fitores se LSI-se, pasi kjo force politike me programin e saj ka ditur te jete perhere prane qytetareve.

 

Fitorja e LSI-se do te jete e padiskutueshme ne keto zgjedhje dhe do ti sherbeje stabilitetit politik dhe përshpejtimit te ritmeve te zhvillimit te vendit, tha nenkryetari Luan Rama.

 

Kandidatja Rrukaj, premtoi se zeri i saj ne Kuvendin e Shqiperise do te jete ze fuqishem i rinise dhe gjithe banoreve te Malësisë se Madhe.

 

Nuk kane munguar diskutimet e anetareve e simpatizantëve te LSI Malesi e Madhe me deputetin dhe kandidatet duke ju premtuar se mbështetja e tyre do te jete e pakursyer për LSI me qellim fitoren për nje “Shans qe ti jepet Malësisë dhe gjithe qarkut Shkoder.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts