Friday, May 24, 2024
HomeAktualitetKane perfunduar listat zgjedhore te 25 Qershorit

Kane perfunduar listat zgjedhore te 25 Qershorit

-

Jane printuar listat perfundimtare te zgjedhjeve te 27 qershorit per rreth 247 Qendra Votimi qe i mbulon Bashkia e Shkodres, per te cilat puna ka nisur disa muaj me pare. Proçesi qe po finalizohet sot me dorezimin e listave zgjedhore,dergon per zgjedhje rreth 162 mije votues nga Bashkia e Shkodres dhe mbi 264 te tjere ne rrang Qarku. Sipas pergjegjesit te zyres juridike ne Bashkine e Shkodres, Pjerin Rraboshta, ne dizpozicion te votuesve do te vihen 8 qendra KZAZ , 4 prej te cilave jane ne Bashkine e Shkodres.

 

Rraboshta sqaron se jane marre te gjitha masat nga Bashkia e Shkodres per plotesimin e kushteve te domosdoshme, nderkohe  qe u eshte kerkuar policise se Shkodres qe te monitoroje qendrat e votimit.

 

Proçesi sipas Rraboshtes eshte kryer brenda te gjitha rregullave dhe afateve te percaktuara nga ligji ne fuqi. Nderkohe qe jane verifikuar dhe pastruar te gjitha parregullsite ne listat perfundimtare te ndeshura shpesh here gjate proçeseve zgjedhore.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts