Friday, April 19, 2024
HomeSportVllaznia braktisi qellimisht vendin e katert ?

Vllaznia braktisi qellimisht vendin e katert ?

-

A e ka braktisur me vetedije klubi Vllaznia garen per Europen ? Kete pergjigje e jep federata shqiptare e futbollit. Organi me i larte i futbollit ne vend ka zbuluar kete te hene situatën e licencimit të klubeve shqiptare për sezonin e ardhshëm. Në një konferencë për shtyp, përgjegjësi i Sektorit të Licencimit, Eduart Gjini, tregoi se vetëm 7 klube shqiptare përfituan këtë vit licencë për pjesëmarrjen në kupat e Europës. Ajo cfare eshte e cuditshme eshte fakti se Vllaznia, Flamurtari, Tirana dhe Laci nuk plotesuan kushtet dhe FSHF u la nje mundesi te dyte por kuqeblute dhe skuadra Vlonjate nuk ishin te interesuar.

Pra Vllaznia dhe Flamurtari jane njoftuar qe me 4 maj se nuk do te marrin pjese ne kupat e Europes. Kështu shpjegohet rënia e shkodraneve, që deri tre javë përpara fundit të kampionatit synonin vendin e katërt dhe ndoshta një biletë në Europa League. E njëjta gjë vlen edhe për Flamurtarin, që në rast të fitores me Laçin në javën e parafundit do të synonte vendin e katërt. Por ketij skandali qe sefundmi i eshte shtuar edhe bllokimi i llogarive bankare. Klubi Vllaznia i detyrohet ish presidences GEASPORT mbi 75 mije euro borxh  prej dates  22 maj gjithcka eshte bllokuar. Tashme pritet vetem se cfare reagimi do te beje bashkia Shkoder per te mbuluar keto probleme por nese per ceshtjen e borxhit me GEASPORT do te gjeje nje justifikim, per mos licensimin ne kupat e europes, nuk ka asnje te tille pasi eshte bere me qellim.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts