Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetNxenesit “Sot për te ardhmen”

Nxenesit “Sot për te ardhmen”

-

Veteranët e sportit shkodran tashmë kanë një shoqatë sportive më vete. Grupi organizator, pjesë e të cilit janë emra të tillë si Dashamir Sherja, Artenca Tufi, Asim Belinova, Enver Muriqi, Gjovalin Mosi, Veselin Zako, Leonard Luli, Genc Barkiqi, Brahin Syka, Angjelin Deda, Mëhill Shkëmbi, Oltion Luli, Xhulio Zefi, etj  shpallen zyrtarisht formimin e kësaj shoqate. Iniciatori kryesor, ish atleti kampion Dashamir Sherja, i cili vetem pak kohë më parë bëri të mundur botimin e Enciklopedisë së Sportit Shkodran bën të ditur qëllimin e formimit të kësaj shoqate si dhe programin e saj në vazhdim.

Një rol të rëndësishëm në drejtimin e saj do të ketë edhe veterania e njohur e sportit, Artenca Tufi, pjesë e një prej familjeve të spikatura të sportive shkodranë.

Sipas drejtuesve të kësaj shoqate, pikë së pari puna ka nisur në antarësimin e veteranëve të sportit shkodran, ndërkohë që shumë shpejt priten edhe aktivitetet e para që janë programuar gjuatë muajit të ardhshëm.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts