Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëRama: LSI force e pare politike

Rama: LSI force e pare politike

-

Fjalën e tij me të rinjtë dhe të rejat e lëvizjes rinore për integrim të Shkodres, e nisi me një falenderim.

 

Numri dy i lëvizjes socialiste për Integrim Luan Rama, i shoqeruar nga deputeti Agron Çela, kandidatët Dritan Ylli dhe Edmond Ndou, gjatë një takimi me strukturat e këtij forumi në mjediset e Grand Hotel Europa, theksoi se LRI i ka dhënë një dimension tjetër edhe LSI-së, prandaj dalja forcë e parë është një objektiv i realizueshëm, për ta nxjerrë rininë në krye të vendit.

 

Një koment ja rezervoi edhe parlamentit që sapo mbylli legjislaturën, duke e quajtur si shemtinë e shoqërisë shqiptare, ku kryetarët e partive futën brenda tij kriminelë. Për këtë u desh që këta ligjvënes të miratojnë një ligj për dekriminalizimin e vehtes.

 

Edhe kandidati për deputet Dritan Ylli, theksoi se LRI do të jetë energjia e fushatës dhe uragani i fitores në 25 qershor.

 

Takimi ka vijuar me bashkëbisedimin me të rinjtë dhe të rejat, ku deputeti Çela bashkë me falenderimin për pjesmarrjen e tyre, tha se do të vazhdojë të jetë mbështetes i pakursyer ndaj tyre.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts