Studentet shkodrane, sjellin dramen “ Rinoceronti “ te Joneskos

0
9

Nje drame plot ironi dhe humor qe ngrihet si nje aktakuze e fuqishme kunder çdo lloj diktature qe e zhvesh njeriun nga çdo ideal, e tjeterson ate duke e detyruar te kthehet ne kafshe, u shfaq ne skenen e Teatrit  “Migjeni“.  Titullohet “ Rinoceronti “ i dramaturgut francez Jonesko, drama qe motivoi pedagogun Gezim Puka per ta pershtatur me studentet e Universitetit “ Luigj Gurakuqi “.

 

Sipas regjisores Merita Smaja, shfaqja percjell tek spektatori mesazhin e besimit tek njeriu i cili duhet ta mbroje me krenari idealin e tij human.

 

Per vete studentet aktore, kjo eshte sprova e pare e cila besohet te vijoje edhe me interpretime te tjera.

 

Drama “ Riniceronti “, erdhi me iniciativen e rektorit Adem Bekteshi ne kuader te 60-vjetorit te themelimit te universitetit “Luigj Gurakuqi”, ne bashkepunim edhe me Teatrin “ Migjeni “. Aktore protagoniste ishin 13 studente te perzgjedhur nga fakultete te ndryshme te Universitett “ Luigj Gurakuqi “.