Vendosja e Prioriteteve për Mbrojtjen e Biodiversitetit, ishte objekti kryesor i takimit qe u zhvillua ne Grand Hotel Europa, nga “Forumi Shqiptar Liqeni i Shkodres”. Krahas drejtuesve te organizatave te shoqerise civile ne fushen e mjedisit, merrnin pjese edhe specialist te ekosistemit, drejtues te institucioneve qendore dhe te pushtetit vendor. Zevendesministri i Mjedisit, Klejdi Xhaxhiu, pasi vlerësoi rolin qe luajn organizatat mjedisore, theksoi bashkëpunimin për evidentimin e projekteve qe ato realizojne.
Ndersa N/Kryetari i Keshillit te Qarkut te Shkodres, Maxhid Cungu, kërkoi mbështetje për realizimin e projektit qe ka te beje me ndertimin e muzeumit te flores dhe faunes.
Për Drejtorin e Pergjithshem te Zonave te Mbrojtura, Zamir Dedej, investime qe realizohen ne mbrojtje te diversitetit, do te inventarizohen me pergjegjesine e duhur shteterore.
Projekti për prioritetet qe kane te bejne me mbrojtjen e biodiversitetit mbeshtetet nga CEP (CRITICAL ECOSYSTEM PARTNERSHIP FUND” dhe zbatohet nga “Forumi Shqiptar Liqeni i Shkodres”