Friday, April 19, 2024
HomeKronika“Te harruarit”, 2 ne pranga 2 ne kerkim

“Te harruarit”, 2 ne pranga 2 ne kerkim

-

Policia e shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “të harruarit”, hetimet për të cilin kishin nisur prej vitit 2011. Gjithçka është kryer në bashkëpunim me drejtorine për Hetimin e Narkotikëve, Prokurorine për Krimet e Rënda dhe Autoritetet Policore të Malit të Zi. Gjatë operacionit janë arrestuar dy shtetas, si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Ky hetim ka qenë i përqëndruar për dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim, për të cilet u ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë , ku është caktuar masa e sigurisë Arrest në Burg “ për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim per shtetasit: Blerim Brahimi, 36 vjeç, dhe Shemsi Xhaka, 54 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, të cilët u kapën dhe u ndaluan gjatë operacionit. Ndërsa dy shtetasit e tjerë , L.D dhe M.V janë shpallur në kërkim pasi nuk është bërë e mundur gjetja dhe arrestimi i tyre. Shtetasit e mësipërm dyshohet se në vijimësi, merreshin me trafik të lëndëve narkotike Cannabis Sativa, duke e transportuar me çanta krahu nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Shkodra në drejtim të Malit të Zi. Nga ana e policisë vijon Operacioni për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë.

……….

Gjatw 24 orwve tw fundit policia goditi një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, duke shpallur në kërkim një shtetas. Operacioni u zhvillua në fshatin Nicaj Shosh, Njësia Administrative Shosh në vendin e quajtur “Dardhë”, pronë publike, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara në një parcelë 75 fidanë të dyshuara bimë narkotike të llojit Canabis Sativa, me lartësi 15-18 cm. Bimët narkotike u asgjesuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Për këtë rast u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: Gj. P, 25 vjeç, banues në fshatin Nicaj, Njësia Administrative Shosh. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 

 

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts