Ule siparin “ Akullore Fest 4 “

0
8

Kenga e titulluar “ Vellai Çamarok “, me tekst te Gjovalin Ndojes, muzike Zaim Merkulajt, orkestracion te Artion Qamilit, kenduar nga Kristi Ndoja e Juri Dajani, u vleresua me çmimin e pare ne Festivalin Lokal te Kenges per Femije, Akullore Fest 4 te organizuar nga Shoqata Kulturore “Mark Kaftalli”. 17 krijime te perzgjedhura te autorve shkodrane konkuruan ne sallen “ Gjon Kapidani “ prane Shkolles se Mesme Artistike “ Prenke Jakova “, nen drejtimin e mjeshtrit Anton Kaftalli.

Kenget ishin te shkruara dhe te kompozuara me mjaft profesionalizem, sa ishte e veshtire te veçoje njeren prej tyre, thekson kompozitori Zaim Merkulaj i shoqeruar nga dy interpretuesit e kenges se tij fituese.

Rreth 70 instrumentiste e kengetare, moren duartrokitjet e spektatorit per performancen e tyre te mire artistike. Prezantuesja Linda Kavaja dhe kolegia saj e vogel Anisa Meshnuni, drejtuan festivalin qe solli mjaft  surpriza. Juria vlersoi edhe 3 kenge me çmimt te trete dhe 2 me çmimt te dyte.