Thursday, May 23, 2024
HomePolitikëBasha çel fushaten ne V.Dejes

Basha çel fushaten ne V.Dejes

-

Me Vaun e Dejes çeli fushatën elektorale në Shkoder Lulzim Basha, duke sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit synon t’i japë makinës së qeverisjes me një timon pas 25 qershorit, por sipas Bashës, Edi Rames nuk mund t’i besohet makina. Ai deklaroi se fushata me barcaleta e kreut te qeverise tenton t’i ike bilancit 4 vjeçar te qeverisjes.

Është 1 qershori dhe ritheksoi premtimin për shkollën e fëmijëve dhe pas kësaj edhe për  punësimin e të rinjve.

Edhe në këto takime Basha i shpjegoi elektoratit vendimin për listën e kandidatëve për deputet, duke deklaruar se ai ëshët vetëm vendimi i parë i vështirë që ka marrë.

Në programin e demokratëve parashikohet ndër të tjera ulje taksash taskë e sheshte 9%, pension minimal 250 mijë lekë të vjetra, rritje e ndihmes ekonomike, shërbim cilësor në shëndetësi dhe subvencione për bujqësinë. Me heret në Vau Dejes shtabi elektoral i kandidatit Uldedaj pretendon per një incident me policinë e shtetit, e cila ka patur një debat me operatorin që filmon takimet. Por në sqarimin e saj policia thotë se ai vetëm eshtë ndaluar dhe i është kërkuar të mos shkelë rregullat e qarkullimit, pasi po levizte me shpejtësi.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts