Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetMbyllet muaji i Zojes se keshillit te mire

Mbyllet muaji i Zojes se keshillit te mire

-

Qindra besimtarë ju bashkuan meshës solemne që përmbylli muajin Maj, kushtuar “Zojes së Shkodres”, pajtores së Shqipërisë. Pas 31 ditësh rrugëtimi në lutje e përshpirtëri, besimtarët e krishterë ndoqën meshën e udhehequr nga nunci apostolik në Shqipëri mons. Charles Brown, që njëherësh shënoi edhe meshën e tij te parë në Shkodër. Këtë ai nuk nguroi ta shprehë me një gëzim, duke theksuar se ky muaj i veçantë në jetën e besimtareve nisi me meshën e kardinalit Rode dhe po mbyllet prej tij.

“Maria eshte e bekuar, pasi ka besuar. Ajo ka besuar ne fjalen e Zotit dhe ka vendos gjithe jeten e saj ne sherbim te Zotit, duke u bere nena e Zotit. Edhe ne duhet te besojme dhe te kemi nje fe si Maria, ku ne te gjitha ngjarjet e jetes tone mund te shohim doren e Zotit. Dhe ne si katolike duhet te ndjekim shembullin e Marias. Maria pohon qe Zoti eshte plot me meshire, i cili pret kthimin e birit te vet te falun. Ne te krishteret e provojme kete meshire ne sakramentin e rrefimit. Ne jemi te gjithe mekatare, por te dashur prej Zotit. Jezusi erdhi te shpetoje mekataret. Feja e Marise nuk ka qendruar sterile. Edhe feja jone nuk mund te jete private. Duhet te ndikojme ne boten rreth nesh, ne familje, shkolla, vendet e punes, te gjithe duhet te shohin tek ne, nje shembull besimi. Nje fe qe jep fryt, jep jete. Ne mund te transformojme boten”. 

Nunci Charles Brown ripërsëriti edhe porosinë që ati i shenjtë Papa Françesku i kishte dhënë përpara marrjes së detyrës për në Shqipëri.

“Ipeshkvinjtë shqiptare janë takuar me Papa Françeskun. Ati i shenjtë ripërsërit në vazhdimësi dashurinë që ka për popullin tuaj. Edhe kur mu ngarkua misioni për të ardhur këtu si përfaqësues i tij, më thirri në shtëpinë e tij e më komunikoi dashurinë e madhe që ka për Shqiptarët. Vendi juaj ishte i pari në Europë që vizitoi pasi u zgjodh papë. Vuajtjet tuaja, martirizimi por edhe forca e besimit janë dëshmi e fortë që ati i shenjtë e kujton dhe e përhap kudo”.

Ky muaj i këtij viti ka qënë i veçantë sepse u parapri nga një sërë aktivitetesh kushtuar 550 vjetorit të shpërnguljes se Zojës së Shkodrës drejt Gjenacanos në Itali. Pajtorja e Shqipërisë bashkon në lutje besimtarët jo vetëm të Shkodres, por mbarë botës ne kishat kushtuar asaj.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts