Tuesday, April 16, 2024
HomeAktualitetBanoret ankohen, surprizon bashkia Lezhe

Banoret ankohen, surprizon bashkia Lezhe

-

 

Banoret e Lagjes së Portit në Shengjin të cilet u përmbyten në muajn dhjetor të vitit të kaluar, kerkojnë nga bashkia marrjen e masave për ndertimin e kanalizimeve. Bllokimi i këtij kanali është një nder shkaktaret kryesore që ndikon në përmbytjen e kësaj zonë, pasi ai është lënë përgjysëm dhe për pasojë nuk kryen evadimin e ujrave. Nderkohë hapja e kanalit në dhjetor pas përmbytjes ka ngushtuar ndjeshem rrugen dukë veshtiresuar kalimin e automjeteve vecanerisht për ata të tonazhit të lartë. Banoret shprehen se janë ankuar disa here në bashki por kanë ngelur të befasuar nga përgjigjia. Atyre i’u është thenë se tani nuk kanë lek për shkak të fushates elektorale dhe se ky problem do të zgjidhet pas zgjedhjeve.

 

Një tjere shqetesim i banoreve të kësaj lagjeje është mungesa e ujit të pijeshem. Ata nuk janë përfshire në ujsjellesin e ri e ndersa linja e vjeter është ndotur tregojnë banoret. Bashkia ka bere me dije se nderhyrja pritet te behet pas sezonit pasi tani ajo pengon mbarevajtjen e tij.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts