Për herë të parë pasi e përjashtoi, në qytetin ku ajo për 20 vite doli deputete, Lulzim Basha zgjodhi ta falenderojë Jozefina Topallin.
Ndryshe nga të larguarit e tjerë për të duartrokitjet ishin më të shumta nga Shkodranët. Por Jozefina Topalli e sfidoi edhe më haptaz Lulzim Bashën, madje edhe duke e çorientuar, ku ndërsa ai fliste, emri i saj sëbashku me portretin lartësohej në qiell, e mes simpatizanteve kishte banderola mbështetese. Kjo tregon haptazi pakënaqësinë që ka lënë tek votuesit e djathtë, zgjedhja e Bashës për ta lënë jashtë listës ikonën e Partisë demokratike. Por ftohja e Shkodranëve me kreun e PD-së është më e madhe, e hatërmbetjet po ashtu, pasi siç nuk kishte ndodhur prej 27 vitesh, mbështetesit në shesh për këtë parti në hapjen zyrtare të fushatës elektorale ishin të pakët. Ndryshe nga servirja e regjisë, sheshi ka këtë numer pjesmarresish pa manipulime pamjesh.
Administrata lokale më së shumti, e dalë me apo pa nxitje, por për tu dukur tek kryedemokrati i cili përkrah 19 kandidateve për deputet premtoi republikën e re, ku më shumë se premtimet, ate vijon ta tradhëtojë fuqishëm zëri si lider.