Zgjedhjet parlamentare e kanë afruar festimin e “ditës së liqenit të Shkodres”. Festa tradicionale që shënon hapjen e sezonit turistik në këtë pikë turistike pak metra larg qytetit të Shkodres, nisi me grupet artistike, për tu pasuar më pas me sportet ujore që përfshin në gara të rinjtë dhe të rejat e shkollave.
Bashkia e Shkodres dhe universiteti “Luigj Gurakuqi” organizuan aktivitetet në not, vatërpol, kanotazh, gara me kanoe etj. Kryebashkiakja Voltana Ademi në fjalën përshendetese u ndal tek dy investime të rëndësishme që do të realizohen me mbështetjen e bashkimit europian, ajo e rivitalizimit të bregut të liqenit dhe rruga panoramike në Malin e Taraboshit.
Aktivitetet e organizuara në këtë ditë, u ndoqën me interes nga qytetarë të shumtë të cilët kanë edhe kritikat e tyre për pushtetin vendor mbi masat që duhen marrë për ruajtjen dhe promovimin e kësaj pasurie kombëtare.
Shirokë – Zogaj, mbesin 2 nga destinacionet e preferuara të Shkodraneve të cilët në të gjithë stinët e vitit i kanë të listuara si zgjedhje të para.