Friday, April 18, 2025
HomeKronikaDroga, 1 ne pranga e 1 i proçeduar

Droga, 1 ne pranga e 1 i proçeduar

-

Policia e shtetit ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, duke arrestuar një shtetas dhe proçeduar në gjendje të lirë një tjetër. Operacioni policor i forcave të komisariatit të Malësisë së Madhe u përqëndrua në fshatin Vuçë, njësia Administrative Shkrel, në vendin e quajtur ““Lugu i Mollës”, ambient i hapur i administruar nga shtetasi Smajl Vuçaj. Gjatë kontrollit të territorit blute e Malësisë gjeten në 1 parcele me siperfaqe 225 m2, ku të kultivuara ishin 180 bimë narkotike me gjatesi 2 cm deri 5cm, e dyshuar lëndë narkotike Cannabis Sattiva, te cilat pas marrjes se provave u asgjesuan me ane te djegies. Për këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Smajl Vuçaj, 64 vjeç, lindur në fshatin Vuçë dhe banues në Koplik. Gjithashtu u procedua ne gjendje të lirë shtetasi: P. M, 71 vjeç, banues në fshatin Vuçë, Malësi e Madhe, me detyrë kryeplak i fshatit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e “Moskallëzim i krimit”. Hetimet nga ana e policise vijojnë në këtë zonë, e paralelisht edhe kontrollet në territor për identifikimin dhe asgjesimin e çdo parcele. Paralelisht fotografimi i parë ajror i është vënë në shërbim grupeve të punës për të operuar në terren, ku situata rezulton më problematike në zonat e thella malore.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts