Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëPetrit Vasili sfidon Bashen

Petrit Vasili sfidon Bashen

-

Kreu i lëvizjes socialiste për Integrim Petrit Vasili i është kundërpërgjigjur deklarateve të Lulzim Bashës, i cili ditët e fundit në shenjestër të sulmeve ka vënë këtë forcë politike. Me anë të një statusi në facebook ai shkruan:

I dashur Luli, nga Kruja, nën dehjen e hashashit, më zure dhe mua në gojë. Mosmirënjohjen ndaj Berishës dhe Metës ta njoh mirë. E di mirë edhe që ke hequr dorë nga objektivi yt dhe i PD-së për kryeministër dhe president. Megjithatë, për të vërtetat e shpk-ve të tua dhe shumë të vërteta të tjera, që unë di nga takime shumë të rëndësishme, meqënëse edhe kandidati tjetër nuk po ta fishkëllen, edhe në respekt të demokratëve të pres të përballemi në tv, shesh a ku të duash. Ky, Luli, është një shans edhe për ty.

Më herët gjatë një takimi elektoral në Kamëz, Ilir Meta deklaroi se LSI do të jetë forcë e parë me një listë përfaqësuesish të shkëlqyer.

Ndërkohë kryetari i partisë Petrit Vasili, garantoi mbështetësit se kompromisi i vetëm do të jetë me qytetarët.

Vota për numrin 1 përkthehet në ulje taksash dhe më shumë të punësuar tha Klajda Gjosha, ndërsa nënkryetari i LSI Luan Rama e quajti këtë zgjedhje si shansin e shqiptarëve për të luftuar krimin dhe kanabisin.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts