Diplomohen maturantet e arteve figurative

0
11

20  maturante te arteve figurative te Shkolles se Mesme Artistike “Prenke Jakova“ Shkoder, u diplomuan duke ekspozuar punimet e  tyre te bera gjate kater viteve te shkolles se mesme. Ne sallen “ Gjon Kapidani” para nje auditori profesional pedagogesh dhe nxenesish , te diplomuarit te ndare ne 3 grupe , 5 te profilit piktur-tekstil,7 pikture-grafike dhe 7 te tjere skulpture, spjeguan tematiken dhe elementet perberes se krijiimeve te tyre. Te diplomuarit udhehiqen nga pedagoget e te arteve figurative Umberto Pali, Ajdin Jashari dhe Ila Gjinaj.

Sipas pedagogeve, prezantimi i diplomave behet i shoqeruar  edhe me muzike te perzgjedhur. Nje menyre tjeter per bere prezantimin sa me profesional, eshte menduar qe te demostrojne edhe nje sfilade mode, sipas simbolikes se veshjeve.

Diplomimi I nxenesve  te arteve figurative te kesaj shkolle, behet njehere ne kater vjet.