Sunday, February 16, 2025
HomeAktualitetUji dhe mbeturinat vërshojnë rrugës

Uji dhe mbeturinat vërshojnë rrugës

-

Për disa ore pasdreken e ditës se shtune, ka pasur anomali qarkullimi rrugor ne rrugën Shkodër – Postrribe, segmenti Stom Golem. Kjo për shkak te ujerave te rrëmbyera qe pushtuan ketë segment. Ato buronin nga kanali dytësor qe lidhet ne kanalin e Shtodrit, por ne afërsi te godinës se njësisë administrative Rrethina gjithçka ishte bllokuar. Për pasoje, ujë dhe mbeturinat vërshuan ne rrugën kryesore, gjë qe tregohet mjaft qarte edhe nga pamjet qe shoqërojnë ketë kronike. Kanali anësor dhe pusetat nga njësia administrative për ne drejtim te qytetit dhe ne fushën e Golemit janë te bllokuara nga mbeturinat, gjë qe bën te pamundur evadimin e ujerave. Ne këto kushte ajo qe e pëson është rruga si dhe trafiku i qarkullimit te automjeteve, qe ne situata te tilla rendohet pasi kemi te bejme me një segment me lëvizje te konsiderueshme te makinave si ne drejtim te Grudës se Re, Postrribes, Dukagjinit e Shllakut, ashtu dhe anasjelltas ne drejtim te qytetit. I gjithë segmenti i kanalit anësor dhe pusetave qe duhen pastruar, nuk është me i gjate se 100 metra. Kjo thjeshte sa për kujtese Bashkisë Shkodër, qe e ka për detyre ta shtrije aktivitetin e saj edhe jashtë perimetrit te qytetit.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts