Tuesday, May 21, 2024
HomePolitikëMeta: T’i themi ndal arrogances

Meta: T’i themi ndal arrogances

-

Në një pritje të veçantë me një pjesmarrje prej 20 mijë qytetarësh, lëvizja socialiste për Integrim prezantoi kandidatët për deputet të qarkut Shkoder. Duke i thënë po kandidaturës së deputetit Agron Çela dhe listës prej 10 kandidatësh, Shkodranët edhe njëherë tjetër treguan jo vetëm mbështetje, por garantuan se vota e tyre do të shkojë për t’i thënë po daljes forcë e parë politike LSI-së. Në fjalën e tij, presidenti i zgjedhur Ilir Meta i quajti karagjozë krerët e dy partive më të mëdha në vend. Kreu i Kuvendit ashpërsoi tonet akoma më shumë kur quajti Ramën dhe Bashën si të pabesë dhe foli për interesa të mafias ndërkombëtare.

Kryetari Petrit Vasili ftoi në debat Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, duke i bashkuar të dy me përcaktorin “rilindas”.

Deputeti Agron Çela, njëherësh kryesues i listës u shpreh besimplotë se me 25 qershor, nga Shkodra e për tu shtrirë në të gjithë Shqipërinë, nis fitorja e LSI-së.

Takimi elektoral i LSI në Shkoder i jep kështu jetë zyrtarisht fushatës, duke ftuar qytetarët që në 25 qërshor të zgjedhin numrin 1 në fletën e votimit.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts