Sunday, April 27, 2025
HomePolitikëKosmaçi i thote po LSI-se

Kosmaçi i thote po LSI-se

-

Një pritje madhështore duke i thënë po programit të LSI-së dhe deputetit Agron Çela, i bënë pasdreken e së mërkurës banorët e fshatit Kosmaç në bashkinë Vau Dejës, drejtuesve të lartë të kësaj force politike. Kryetari Petrit Vasili, deputeti Agron Çela dhe kandidati Dritan Ylli prezantuan përpara banorëve kandidatin për deputet të kësaj zone Vehbi Shkjaun, ndërsa në fjalën e tyre theksuan se vota për numrin 1, LSI-në është një votë për të ardhmen, për më shumë mireqenie, punësim dhe zhvillim. Vasili theksoi se sulmet ndaj LSI-së që bëjnë partitë e tjera, nuk janë asgjë tjetër veçse frika që ju ndjell rritja e kësaj partie.

 

Deputeti Agron Çela garantoi se do të vazhdojë të jetë zëri i banorëve të Kosmaçit dhe gjithe qarkut Shkoder, për të punuar drejt progresit. Bujqësia do të jetë një nga sektorët që do të marrë më shumë mbështetje tha ai.

 

Programi i LSI-së që po prezantohet përpara votuesve nga veriu në jug ka si prioritet sektorin e bujqësisë, hapjen e 100 mijë vendeve të reja të punës për rininë dhe më shumë mbështetje për sektorët kryesore të ekonomisë. Banorët e Kosmaçit garantuan se vota e tyre do të shkojë për LSI-në, numrin 1 dhe deputetin Çela me ekipin e tij fitues.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts