Papafingoja e një banese tre kateshe është përfshire nga flaket pasditen e së enjtes ne Ishull – Shengjin të Lezhes, prane ndërmarrjes së bordit të kullimit. Kanë qënë familjarët që konstatuan flakët dhe shpejtuan të dalin jashtë banese, duke lajmëruar për ndihmë shërbimin zjarrfikës. Ky i fundit me të mbërritur në vendngjarje nisi lokalizimin e flakëve e më pas bëri të mundur shuarjen, duke shmangur përhapjen në katet e tjera. Nga zjarri është djegur vetem kati i fundit i shtëpisë, pasi flaket u përhapen me shpejtesi si rezultat i konstruktit prej druri të shtëpisë. Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të këtij zjarri por dyshimet janë se ai mund të jetë shkaktuar nga një shkëndije elektrike. Papafingoja sherbente kryesisht si magazinë dhe demet materiale kanë qënë të shumta nga ky zjarr. Banesa është në pronesi të shtetasit A. P, nderkohë policia ka vendosur parametrin e sigurisë dhe nuk ka lejuar familjaret që të afrohen për të shmangur cdo incident të mundshem. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota të këtij zjarri, ndërsa materialet i janë referuar prokurorisë së Lezhës. Reniet e zjarreve thuajse në pjesën më të madhe të tyre, pavarësisht se vijnë nga shkendija elektrike, operatori i sistemit të shpërndarjes dhe transmetimit nuk merr asnje përgjegjesi, duke bërë që banorët të përballojnë të vetëm cdo shpenzim.