Thursday, April 18, 2024
HomeSportArmando Cungu mbetet kuqeblu

Armando Cungu mbetet kuqeblu

-

Nuk ka më dilema. Armando Cungu mbetet i Vllaznisë edhe për sezonin futbollistik 2017 – 2018. Shkodrani do të jetë në krye të pankinës me synimin që të sjellë një Vllazni ndryshe, pasi e di ku i ka problemet ky ekip.

 

Por përpara se të fillojë puna me Vllazninë e re, pritet që patjetër të zhvillohet analiza e shumë diskutuar rreth sezonit futbolistik që u la pas. Ndërsa Cungu konfirmohet për vazhdimësinë, në stafin drejtues pritet të largohet drejtori sportiv, Eugent Zeka. Një informacion i tillë vjen nga burime pranë Zekes ku destinacioni i parë dhe kryesor dhe që me të gjitha mundësitë do të bëhet realitet është klubi i futbollit Teuta. Por per te ka edhe nje oferte tjeter, qe eshte Flamurtari i Vlores. Oferta këto që gjatë ditëve në vazhdim pritet të bëhen zyrtarisht publike nga vete Zeka, i cili me sa shikohet ka vendosur t’i japë fund aventurës së bashkëpunimit me kuqeblutë. Qe te kemi nje Vllazni pretendente padiskutim sfida e pare qe duhet zgjidhur eshte presidenca, pasi pa nje te tille financat do te vijojne te jene problemi kyç i ketij objektivi.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts