Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëVasili dhe Çela takim me peshkataret

Vasili dhe Çela takim me peshkataret

-

Një qeveri mike të qytetareve. Me këtë filozofi drejtimi i kërkon mbështetjen e saj lëvizja socialiste për Integrim çdo qytetari në 25 qershor për të dalë forcë e parë politike. Këto fjalë i përsëriti Petrit Vasili edhe gjatë takimit që sëbashku me deputetin Agron Çela dhe kandidatin Dritan Ylli, zhvilluan me anëtarët e organizatës së menaxhimit të peshkimit në Shkoder. Mbështetje e vazhdueshme për këtë sektor, trajtim i veçantë për ujrat e liqenit, subvencionim të karburantit ishin disa nga pikat që ai listoi si prioritete të programit të LSI-së.

 

Pasi u njoh me disa prej premtimeve të realizuara falë deputetit Çela, Vasili garantoi se pas 25 qershorit edhe më shumë do të behet për këtë sektor që mban qindra familje, e ushqen nga popullsi të tërë. Për këtë arsye ai ishte i drejtëpërdrejtë kur tha se vota për LSI-në është votë e përkthyer në shërbim.

 

Deputeti Çela nuk harroi në fund të përmend faktin se nga zgjedhjet e 2013-es dhe 2015, LSI doli forcë e parë në Shirokë – Zogaj, e Malësi të Madhe, prandaj edhe detyrimi për këto zona është shumë herë më i madh.

 

Bujqësia dhe peshkimi do të jenë dy sektor që pas 25 qershorit, LSI ka premtuar se do të kenë mbështetje më të madhe, pasi janë gjeneruese të ekonomisë.

 

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts