Thursday, March 23, 2023
HomePolitikëBasha zedhenes i rilindjes ne Shkoder

Basha zedhenes i rilindjes ne Shkoder

-

Ashtu si në të parën, edhe në vizitën e dytë në Shkoder kreu i “Republikës së re” Lulzim Basha vijon të ketë përkrahje të vogël nga demokratët, të cilët zhgënjimin me të e kanë të madh qe prej listave të kandidateve për deputet. Pasi sulmoi për 4 vite qeverinë për kanabizimin e vendit, lidhjet e saj me krimin dhe korrupsionin, sot ai vjen përpara votuesve të djathtë duke ju kërkuar votën si zëdhënës i rilindjes. Që prej firmosjes së marrëveshjes me Edi Ramën, i kenaqur me postet ministrore që duket qartazi se janë ambicia e tij e vetme, sot Lulzim Basha jo vetëm sulmon në mënyrë siperfaqësore socialistet, por i frikësuar nga rritja e LSI-së, vijon ndaj kësaj të fundit të hedhe sulme të paorientuara, e sa për të mbushur hapësirën mediatike. Basha ngjan si i braktisuri i madh dhe këtë e pa që në takimin e tij ku prezantoi zyrtarisht kandidatët për deputet të Shkodres. Pjesmarrja e ulët e mori një goditje edhe më të madhe kur pa se takimi i LSI-së në sheshin përpara bashkisë gjeti mbështetjen masive të qytetareve Shkodrane. Kështu në takimet e ditës së premte, 9 qershor mesazhin e dërguar strukturave ai dhe stafi i tij e kanë me shumë frikë pjesmarrjen dhe këtë e shprehin haptazi në sms e dërguara, ku kërkojnë masa specifike. Tek artizanët duhet të jenë edhe strukturat e PD të rajoneve 4 dhe 5, si dhe banorë duke kërkuar që për këtë të kujdesen vetë grupseksionet. Ndërsa me rininë në orën 19.30 kërkohet që pjesmarrja masive të organizohet duke sjellë edhe Malësinë e Madhe e Vau Dejësin, ndërsa këtu kandidatët për deputet duhet të marrin masa që medoemos të jenë të pranishëm. Stafi i ngushtë i Bashës me sms të koordinuara nga Tirana në vazhdimësi ka orientuar të gjitha veprimet për të shmangur një tjetër dështim të tij, ku edhe pse u mundua të justifikohej si takim, sërish pjesmarrja e rinisë ishte e ulët. Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi po i qëndron larg fushatës, pasi zhgënjimi i madh që kanë qytetarët ndaj saj me thuajse zero punë në krye të këtij institucioni, janë kostoja e madhe që mbi supe do të marrë partia demokratike në këto zgjedhje. Këtë e dijnë të gjithë, madje nuk hezitojnë ta shprehin në takime të ngushta, duke thënë se mungesa e Jozefina Topallit në listë dhe puna zero e Voltana Ademit, do ti japin goditjen finale në qytetin bastion, selisë blu.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,746FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts